Kjo kompania po bën miliona duke ndihmuar nxënësit të kopjojnë në teste

Ndoshta nuk ju kishte shkuar asnjëherë nëpërmend, por erdhi dita, kur kopjet për provim të blihen. Quhet “chegging” dhe të gjithë studentët e kolegjit në Amerikë e dinë se çfarë do të thotë.

“Nëse më mbaron koha në provim ose kam probleme me detyrat e shtëpisë, ose një kuiz në internet, i drejtohem ‘chegging”, thotë Matt, një 19-vjeçar në Arizona State.

Çdokush mund ta përdori faqen, me një pagesë mujore prej 14.95 dollarë në muaj, ndërsa çmimi i aksioneve të kompanisë është trefishuar gjatë pandemisë. Atyre i duhen vetëm disa sekonda për të dhënë një përgjigje për probleme të ndryshme, me pak fjalë i ‘japin’ nxënësve kopje.

‘Chegg’ ndodhet në Santa Clara, California, por qendra e funksionimit është në Indi, ku ka punësuar më shumë se 70 mijë ekspertë të matematikës, shkencës e teknologjisë dhe inxhinierë. Ata punojnë si të pavarur dhe janë në internet 24/7 duke dhënë përgjigje për çdo pyetje.