Kjo është webfaqja më e vizituar në botë më 2021

TikTok ka qenë webfaqja më e vizituar sivjet në botë, sipas rankimit të “Cloudflaret”. Pas 10 gushtit, rrjeti social TikTok është bërë uebfaqja liderë për shumicën e ditëve në 2021, sidomos në tetor e nëntor.
Top dhjetë faqet më të klikuara për vitin 2021:
TikTok.com, Google.com, Facebook.com, Microsoft.com, Apple.com, Amazon.com, Netflix.com, YouTube.com, Twitter.com, WhatsApp.com.

Vitin e shkuar, Google ishte lider, bashkë me shërbimet tjera si Maps, Translate e News. Facebooku, Amazoni e Netflix ishin para TikTok, që ishte i shtati.
Por sivjet, TikToku shpërtheu. Në shtator, TikToku njoftoi se ka pasur një miliard vizita në muaj. Sivjet aplikacioni i TikTokut u bë më i shkarkuari në botë.