Kjo është vetura më e popullarizuar në Evropë

Sipas JATO Dynamics nga 27 tregje evropiane, muajin e kaluar janë regjistruar 1.116.419 vetura të reja, ku prin Tesla Model 3. Kjo është një rënie prej 19% në krahasim me marsin e kaluar, dhe analistët e JATO Dynamics deklarojnë se rënia e shitjeve ka ardhur për shkak të pasigurisë së vazhdueshme për disponueshmërinë e veturave të reja, por edhe pushtimit të Ukrainës.

Muajin e kaluar, popullariteti i veturave me emetim të ulët vazhdoi të rritet. Veturat hibride dhe tërësisht elektrike (244.801 regjistrime) tejkaluan vetura diesel (202.113), që do të thotë se shitjet e modeleve të elektrizuara u rritën 10% dhe ato me naftë ranë 39%.

Tesla Model 3 ishte vetura e re më e shitur në Evropë me 23.013 regjistrime të reja. Në vendin e dytë është Peugeot 208 (21.026), e ndjekur nga Tesla Model Y (18.968), Volkswagen Golf (16.784), Dacia Sandero (16.778), Citroen C3 (16.697), Fiat 500 (16.120), Ford Puma (15.950), Toyota (15.930), Yaris (15.910) dhe Opel Corsa (15.824).