Kjo është vajza që konsiderohet si më e bukura në botë, vetëm 22 vjeç (FOTO)


Quhet Ana Maria Markovic dhe është futbolliste e përfaqësueses së Kroacisë. Sportistja krahas sukseseve në futboll konsiderohet si më e bukura në botë në këtë sport. Mirëpo në një prononcim për 20min, 22-vjeçarja ka thënë se i pëlqen që e konsiderojnë të bukur, mirëpo nuk dëshiron të etiketohet femra ‘më seksi’ e futbollit, pasi që merr mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme nga meshkujt.

Bukuroshja është duke e ndërtuar karrierën futbollistike te klubi zviceran, Grasshoppers, ku luan nga viti 2020, ndërsa është e rregullt me postimet atraktive në Instagram, ku aktualisht ndiqet nga më shumë se 624 mijë fansa. Ana Maria ka lindur në Split, mirëpo në moshën 12 vjeçare u zhvendos me familjen e saj në Zvicër dhe është rritur në Cyrih. Në moshën 14 vjeçare, Markovic filloi të luante futboll duke qenë pjesë e ekipit të femrave të FC Zurich dhe pastaj te Grasshopper. Si pjesë e klubit të fundit, tërhoqi interesimin e Federatës Kroate të Futbollit dhe nga viti 2021 e vesh fanellën e ekipit përfaqësues të Kroacisë.