Kjo është pasuria e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 69 vota për dhe 33 kundër votuan Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Në sallë të pranishëm ishin 113 deputetë, ku Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës votoi kundër.

Sipas përllogaritjeve të dala nga raporti i deklarimit të pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsion del se kryekuvendari Konjufca ka një pasuri të paluajtshme mbi 380 mijë euro në pronësi të përbashkët familjare.