Kjo është pasuria e Dua Lipas që e fut në një ndër më të pasurat nën moshën 30-vjeçare në Britani

Ylli i hitit “Perfect”, Ed Sheeran, e ka siguruar kurorën e të famshmit britanik të më pasur nën moshën 30-vjeçare, për të katërtin vit me radhë.
Sipas revistës “Heat”, kantautori i famshëm vlerësohet ta ketë një pasuri prej 236 milionë funtesh.

30-vjeçari Sheeran është autor i hitit më të transmetuar të të gjitha kohëve, “Shape of You”, si dhe e ka realizuar një prej turneve më të fitimprurës në historinë e muzikës.
Së fundmi, ylli i njohur toplistave e ka publikuar edhe albumin e ri.

Pas Sheeranit në listën e të famshmëve më të pasur nën moshën 30-vjeçare, renditet Harry Styles i cili u shndërrua në yll të muzikës si anëtarë i “One Direction”, dhe pas shpërbërjes së grupi e gëzoi edhe një karrierë të suksesshme si solo artist.

Këngëtari 27-vjeçar, pasuria e së cilit llogaritet ta kap shifrën prej 80 milionë funtesh, po ashtu shquhet si aktor dhe ka luajtur në disa projekte filmike, si “Dunkirk”, “Eternals” dhe “Don’t Worry Darling”.
Grupi “Little Mix” gjendet në pozitën e tretë falë pasurisë së përbashkët prej 66.7 milionë funtesh. Grupi i përbërë nga katër vajza u themelua në vitin 2011 në kuadër të talent shout, “The X Factor”, e humbi anëtaren Jesy Nelson në dhjetor të vitit të kaluar, ku ajo deklaroi se të qenit pjesë e këtij bendi ia ka dëmtuar shëndetin mental.

Ndër yjet e tjerë që janë pjesë e topdhjetëshes së kësaj liste janë, këngëtari Niall Horan me 57.5 milionë funte pasuri, modelja e shndërruar në aktore, Cara Delevingne, e cila e posedon një pasuri prej 52 milionë funtesh, Louis Tomlinson dhe Liam Payne, të cilët llogariten ta kenë një pasuri prej 47 milionë dollarësh, ylli me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Dua Lipa, e cila e gëzon një pasuri prej 43.5 milionë funtesh, Zayn Malik me 38 milionë funte dhe Sam Smith me një pasuri prej 36.8 milionë funtesh.

Kurse në listën “Rich List 2021”, çiklistja Laura Kenny është emëruar sportistja më e pasur britanike.
Kylie Jenner vazhdon të jetë e famshmja më e pasur nën moshën 30-vjeçare jashtë Britanisë së Madhe, me një pasuri të llogaritur prej 773 milionë funte.