Kjo është mosha e personave që vdiqen nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit


Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.787 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 307 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (58 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 63.089 raste nga 256.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.532 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 221 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.661 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896.