Kjo është mosha e personave që vdiqen nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

4 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit dhe 279 të tjerë kanë rezultuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.751 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (57 vjeç), Gjilan 1 rast (53 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 54.261 raste nga 200.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.387 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 431 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.795.