Kjo është mosha e personave që vdiqen nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (53 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (73 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 62.548 raste nga 252.163 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.526 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.791.