Kjo është mosha e personave që vdiqen nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.303 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 318 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 61.404 raste nga 242.999 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.514 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 214 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.659