Kjo është mosha e 8 personave që vdiqen nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona si pasojë e COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1048 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 249 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (77, 68 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (77 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 50.135 raste nga 177.387 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.298 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 538 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.656 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.181.