Kjo është mosha e 7 personave që vdiqen nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.003 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 270 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 77, 71 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (86 vjeç), Novobërdë 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 50.405 raste nga 178.390 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.305 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 478 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.134 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.966.