Kjo është mosha e 6 personave që vdiqen nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë, 6 persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe 309 raste të reja të infektuara.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.287 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 309 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prishtinë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 49.866 raste nga 175.052 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.290 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.118 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.478.