Nga Thomas L. Friedman “New York Times” Kur shpërthen një konflikt i madh si ai në Ukrainë, gazetarët pyesin gjithnjë veten:“Ku duhet të shkoj për të raportuar? Në Kiev? Moskë? Mynih? Apo Uashington? Në këtë rast, përgjigja ime është asnjë nga këto. Vendi i vetëm për ta kuptuar këtë luftë është brenda kokës së presidentit rus.
Kur shpërthen një konflikt i madh si ai në Ukrainë, gazetarët pyesin gjithnjë veten:“Ku duhet të shkoj për të raportuar? Në Kiev? Moskë? Mynih? Apo Uashington? Në këtë rast, përgjigja ime është asnjë nga këto.
Vendi i vetëm për ta kuptuar këtë luftë është brenda kokës së presidentit rus Vladimir Putin. Putin është udhëheqësi rus më i fuqishëm dhe më i pakontrolluar që nga koha e Stalinit, dhe koha e luftës aktuale është produkt i ambicieve, strategjive dhe i ankesave të tij.
Megjithatë edhe Amerika nuk është tërësisht e pafajshme për situatën aktuale. Pse? Putin esheh ambicien e Ukrainës për t’u larguar nga sfera e tij e influencës si një humbje strategjike, por edhe si një poshtërim personal dhe kombëtar.
Në fjalimin e tij të mbajtur të hënën, Putin deklaroi se Ukraina nuk ka pretendime për të qenë e pavarur pasi ajo është një pjesë integrale e Rusisë, dhe se qytetarët e saj janë “të lidhur me ne nga gjaku dhe lidhjet familjare”. Kjo është arsyeja pse sulmi i Putinit kundër qeverisë ukrainase të zgjedhur në mënyrë demokratike, përjetohet si ekuivalenti gjeopolitik i një vrasjeje për çështje nderi.
Në thelb, Putin po u thotë ukrainasve (shumica e të cilëve duan më shumë anëtarësimin nëBashkimin Evropian sesa në NATO):“Ju ratë në dashuri me djalin e gabuar. Nuk do të ikni as me NATO-n, dhe as me BE-në. Dhe nëse do të më duhet ta godas për vdekje qeverinë tuaj dhe t’ju tërheq zvarrë për në shtëpi, unë do ta bëj!”.
Sipas mendimit tim, ka dy “trungje të mëdhenj” që e ushqejnë këtë “zjarr”. I pari ishte vendimi i keq-menduar nga SHBA në vitet 1990 për të zgjeruar NATO-n pavarësisht shembjes sëBashkimit Sovjetik. I dyti shumë më i madh, është mënyra se si Putin e shfrytëzoi në mënyrë cinike zgjerimin e NATO-s më pranë kufijve të Rusisë, për t’i grupuar rusët rreth vetes duke fshehur dështimin e tij të madh në udhëheqjen e vendit.
Putin ka dështuar plotësisht në ndërtimin në Rusi të një modeli ekonomik, që në fakt do të tërhiqte fqinjët e saj, dhe jo t’i zmbrapste këta të fundi, dhe që mund t`i frymëzonte rusët më të talentuar që të donin të qëndronin në vend, dhe të mos mbajnë radhë në ambasada për të marrë viza për të shkuar në Perëndim.
Ne duhet t’i analizojmë me vëmendje këto 2 faktorë. Shumica e amerikanëve i kushtuan shumë pak vëmendje zgjerimit të NATO-s në fundin e viteve 1990 dhe fillimin e viteve 2000 në vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore si Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Letonia, Lituania dhe Estonia, të cilat kishin qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik apo sferës së saj të ndikimit.
Nuk ishte një mister arsyeja pse këto vende dëshironin të ishin pjesë e një aleance, që e detyronte SHBA-në të dilte në mbrojtje të tyre në rastin e një sulmi nga Rusia, pasardhësja e fundit e Bashkimit Sovjetik.Nuk ishte një mister arsyeja pse këto vende dëshironin të ishin pjesë e një aleance, që e detyronte SHBA-në të dilte në mbrojtje të tyre në rastin e një sulmi nga Rusia, pasardhësja e fundit e Bashkimit Sovjetik.
Mbetej mister se përse SHBA, që gjatë gjithë Luftës së Ftohtë ëndërronte që një ditë Rusia të mund të përjetonte një revolucion demokratik dhe të kishte një udhëheqës që do të përpiqej ta kthente Rusinë në një demokraci dhe t’i bashkohej Perëndimit, do të zgjidhte të zgjeronte me shpejtësi NATO-n shumë pranë Rusisë, pikërisht kur kjo e fundit ishte shumë e dobët.
Një grup shumë i vogël zyrtarësh dhe politikanësh në atë kohë, përfshirë edhe mua, ngritëmtë njëjtën pyetje, por ne u sulmuam menjëherë. Zëri më i rëndësishëm dhe i vetëm në krye të administratës së Bill Clinton që e ngriti këtë pyetje ishte Sekretari i Mbrojtjes, Bill Perry. Ai tha në vitin 2016 për britaniken “The Guardian”:“Gjatë viteve të fundit,pjesa më e madhe e fajit mund t’i vihet veprimeve që ka ndërmarrë Putin. Por për vitet e para një pjesë e madhe e fajit i takon Shteteve të Bashkuara. Veprimi ynë i parë që na çoi vërtet në një drejtim të gabuar, ishte kur NATO filloi të zgjerohej, duke sjellë në aleancë vende të Evropës Lindore, madje disa prej tyre në kufi me Rusinë. Në atë kohë, ne po bashkëpunonim ngushtësisht me Rusinë, dhe rusët kishin filluar të mësoheshin me idenë se NATO mund të ishte një mik dhe jo një armik i tyre… Por ata nuk ndiheshin rehat ta kishin NATO-n në kufirin e tyre, ndaj apeluan disa herë që të mos vazhdonim me këtë kërcënim”.