Kjo është lista e plotë e bizneseve që NUK mund të punojnë në kohë të pandemisë


Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar listën e re të bizneseve me NACE kode që do të lejohen të kryejnë veprimtarinë e tyre edhe atyre bizneseve që nuk u lejohet veprimtaria, gjatë kohës së masave për kufizimin e lëvizjes.

Nga sot në Kosovë kanë hyrë masa të reja të Qeverisë së Kosovës, që synojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Përveç kufizimit të lëvizjeve, aty janë përfshirë edhe se cila veprimtari kanë apo nuk kanë drejtë të punojnë gjatë kohës së masave për kufizimin e lëvizjes.

“Referuar vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës, të 14 prill 2020, MEPTINIS ju njofton për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomik”, thuhet në njoftimin e MEPTINIS.

Sipas kësaj liste veprimtaritë si zhvillimi i projekteve të ndërtimit dhe ndërtimi i banesave, NUK kanë drejtë të veprimtarisë së tyre. Në këtë listë hyjnë edhe demolimi i objekteve, punime suvatimi, instalime elektrike, punimet e kulmit, vendosja e xhamave, tregtia e veturave, tregtia me shumicë e tekstileve, veshjeve dhe këpucëve, si dhe veprimtaritë tjera të tregtisë, derisa ato mund të kryhen vetëm me porosi online.

Listën e re mund ta gjeni duke klikuar KËTU. Bizneset me ngjyrë të GJELBËR lejohen të punojnë, kurse ato me ngjyrë të KUQE ndalohen.