Kjo është komuna me më shumë votues deri në orën 13:00

Në komunën e Resnjës deri në orën 13.00 kanë votuar 3.771 persona ose 23,04 për qind nga 16.378 persona të regjistruar në Listën zgjedhore, njoftoi kryetari i Komisionit komunal zgjedhor Todor Kitevski.
Dalja deri në orën 13:00, sipas tij, është dy për qind më e lartë se në raundin e parë.
“Votimi është normal, deri më tani pa probleme dhe vështirësi”, shtoi Kitevski.