Kjo është kompania e parë që arrin vlerën e tregut prej 3 trilion dollarësh!

Gjiganti teknologjik Apple është kthyer në kompaninë e parë që kap vlerën e 3 trilionë dollarëve në treg.

Në ditën e parë të 2022-së, aksionet e kompanisë arritën një rekord prej 182.88 dollarësh. Çmimi i aksioneve të kompanisë është rritur për 5,800 për qind prej kur themeluesi dhe ish-shefi ekzekutiv Steve Jobs ka prezantuar telefonin e parë iPhone në vitin 2007.Janë dashur 16 muaj që kompanisë Apple t’i rritet vlera prej 1 trilion dollarë, duke qenë kompania e parë në treg që ka kapur vlerën e trilion dollarëve, në gusht të vitit 2018.

Apple nuk është e vetmja kompani në “klubin e trilion dollarëshit”. Amazon, Google (Alphabet), Microsoft dhe Tesla tejkalojnë kapitalin e tregut prej 1 trilion dollarësh.Ndërsa, Facebook (Meta) tejkaloi vlerën prej 1 trilion dollarësh në qershor të 2021-së, por aktualisht është poshtë kësaj vlere.

Vitet e fundit, Apple gjithashtu është në garë për të zotëruar epitetin e kompanisë më të vlefshme në botë.

Kompania është themeluar më 1976, nga Steve Jobs dhe partnerët e tij të biznesit, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne.