Kjo është gjendja shëndetësore e inferimerit që u sulmua dje me thikë

Infermieri F.B i sulmuar me thikë dje u sulmua dje me thikë gjatë një intervenimi në QKUK, por gjendja e tij mbetet stabile.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga SHSKUK, ku thuhet se ai sot u vizitua nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të SHSKUK, Valbon Krasniqi.

“Duke i uruar shërim të shpejtë, u urua që ky të jetë rasti i fundit dhe institucionet kompetente të ndërmarrin masa që sulmuesit e punëtorëve shëndetësorë të dalin para drejtësisë.”, thuhet mes tjerash në këtë postim.

Postimi i plotë:

Dr. Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i shoqëruar ga Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, përfaqësuesi i Odës së infermierëve, Muharrem Arifi dhe Flutura Sinani, nga Shoqata për të drejtat e pacientëve, kanë vizituar sot infermierin F. B, i sulmuar dje me thikë, cili pas intervenimit kirurgjik po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK. Infermieri ishte vizituar edhe ditën e djeshme, menjëherë pas sulmit.

Ata gjatë vizitës shprehen keqardhje lidhur me sulmin, duke i ofruar mbështetjen e këtyre institucioneve për infemierin.

Duke i uruar shërim të shpejtë, u urua që ky të jetë rasti i fundit dhe institucionet kompetente të ndërmarrin masa që sulmuesit e punëtorëve shëndetësorë të dalin para drejtësisë.

Poashtu, është kërkuar mbrojtje institucionale për të gjithë punonjësit shëndetësorë.
Infermieri ka gjendje shëndetësore stabile.

https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2709211056062350