Kjo është gjëja e parë që duhet ta kontrolloni posa të futeni në dhomën e hotelit

Siguria e hotelit është prioritet i të gjithë turistëve sa i përket sigurisë së gjërave të tyre

Në dhoma të hotelit shpeshherë gjenden edhe kasaforta të cilat shërbejnë si vend i mirë për t’i vendosur gjërat e vlefshme dhe të shtrenjta, pavarësisht zbulimeve të reja të cilat tregojnë se sa lehtë mund të thyhen ato.

Por, ekziston një pjesë e dhomës e cila gjithmonë duhet të kontrollohet kur futeni në hotel.

Spiuni i derës shpeshherë shfrytëzohet nga mysafirët për të parë kush është jashtë dhome. Por, spiuni i derës mund të përdoret edhe nga ata jashtë për të parë dhe incizuar se kush është brenda.

Nëse e vëreni se në dhomën tuaj spiuni i derës është i dëmtuar apo është “i çuditshëm”, menjëherë kërkoni t’jua ndryshojnë dhomën.