Kjo është fotoja e fundit e burrit që vdiq pasi ra nga lartësia duke kërkuar telefonin (FOTO)

30 vjeçari, Andrea Mazzetto po shijonte një shëtitje në shpatin e kodrës në Rotzo të Vicenzas kur besohet është rrëzuar nga një lartësi dhe ka vdekur. Foton e fundit sa ishte gjallë e ka bërë me të dashurën e tij, Sara Bragante teksa po ngjitej në Altar Knotto. Këtë foto ajo e ka publikuar në Instagram, duke e quajtur si të mallkuar, shkruan Mirror.

“Fotoja jonë e mallkuar e fundit bashkë. Ti do të jesh gjithmonë me mua, ariu im i vogël”, ka shkruar ajo krahas fotografisë. Policia tha se Mazzetto po përpiqej të merrte telefonin që i ra dhe kështu u rrëzua. Ekipet e shpëtimit arritën tek ai duke përdorur një helikopter, por e gjetën pa shenja jete.