Shermine Mamuti drejtoresha e shtepise se pleqeve “Milica”- Shkup ka shkruar:
Sot 12 vite drejtoresh në Shtëpinë private të të moshuarve Milica – Shkup.
Gjatë rrugëtimit kam kuptuar që suksesi vjen me punë, madje shumë punë. Por assesi pa intelegjencën emocionale. Gjithmon duke e mar parasysh intuitën. Me krenari. Ndërgjegjja të punoj 24/7. Sepse kam ndje që përfaqësoj veten, familjen, kombin dhe institucionet arsimore ku jam shkolluar. Dhe gjithsesi dëshira më e flaktë është fëmijët e mi të ndjehen krenarë në të ardhmen me nënën e tyre.
Dua ta shfrytëzoj rastin ti falenderoj të gjithë njerëzit që gjithmon ma lehtësuan rrugën e suksesit me përkrahje, mbështetje sepse këto ndoshta nuk do e ndalnin veprimtarinë, por më dhuruan kohë të bëj diçka më shumë për të moshuarit që qëndrojn te ne dhe për të punësuarit.
Faleminderoj shumë Sonjën e cila ma dha besimin tani e 12 vjet për ta udhëhequr këtë institucion – ëndrra e saj e realizuar.
Ata që më besuan asnjëherë nuk u dëshpruan nga unë, ata që nuk më besojnë nuk më njohën asnjëherë! Vazhdoj …