Kjo është dalja në vendvotimin e vetëm në Dibër

Gjatë pasdites është rritur dalja e qytetarëve të cilët votojnë në vendvotimin e vetëm me numër 0543 në Dibër, ku ka rivotim dhe jo balotazh. Deri në orën 15:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 400 qytetarë i barabartë me 51.4 për qind nga gjithsej 777 të regjistruar. “Krahasuar me rrethin e parë, dalja është më e madhe për 22.6%”, tha kryetar i Këshillit Zgjedhor Komunal. Ai shtoi se më 17 tetor në këtë vendvotim deri ora 15:00 votuan 224 persona ose 28.8% nga gjithsej personat e regjistruar.