Komuna e Tetovës ka daljen më të madhe deri në orën 11:00 në pesë komunat e rajonit ku në rrethin e dytë prej 85.577 votuesish deri më tani kanë votuar 7.893 qytetarë. “Në këto katër orë nga fillimi i votimit në Komunën e Tetovës kemi dalje prej 9,71 për qind”, njofton Nazmi Dauti, sekretar i KSHZ-së së Tetovës.
Në Komunën e Bërvenicës deri në orën 11 kanë votuar 9.50 për qind nga 15.732 votues. Në Zhelinë deri në orën 11 kanë votuar 9,46 për qind nga 23 485 votues, ndërsa në Tearcë 8,13 për qind nga 22 450 qytetarë me të drejtë vote. Numri më i vogël i votave në orët e para ka në vendbanimet në Komunën e Bogovinës ku kanë votuar 7.53 për qind nga 23.981 votues.