Kjo është biznesmenia shqiptare që u kap me 35 kg “mall” në Greqi


Sekuestrohen mbi 35 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni policor ndodhi në Smerto, Igumenicë, ku është ndaluar mjeti që drejtohej nga një shqiptare 25-vjeçe, e cila udhëtonte bashkë me 2 fëmijët e saj të mitur.

Pas kontrollit të ushtruar në bagazhin e automjetit të saj janë gjetur 33 pako me 35 kg 130 gram marijuanë, gjithashtu u sekuestrua edhe 1 celular.

Policia greke ka bëre me dije se e arrestuara është shtetasja Kostandina Mata, 25-vjeç, pronare e një kantine pijesh në Sarandë.

Policia ka shoqëruar të renë shqiptare ndërsa pritet që të nisin hetimet e mëtejshme.