Kjo është arsyeja pse Thaçi nuk e kishte bërë publike ftesën nga Gjykata Speciale

Ish-shefi i stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka folur për pranimin e ftesës nga Gjykata Speciale nga ana e Thaçit.
Ai ka thënë se ftesën e parë, Thaçi e kishte pranuar në fillim të vitit 2020.

“Ftesën e ka marrë në fillim të vitit 2020 dhe dëshira e tij ka qenë që të japë dorëheqje menjëherë nga posti i Presidentit. Ne nuk e kemi parë të arsyeshme një veprim të tillë përderisa ka pasur zhvillime të shumta politike në Kosovë si dhe shp*ërtheu pandemia”, ka thënë Çollaku.

Ai ka treguar edhe arsyen pse Thaçi nuk e kishte bërë publike ftesën nga Specialja
“Nuk e kemi parë të arsyeshme pasi që na është dukur si një lloj provokimi duke marrë parasysh edhe zhvillimet në vendin tonë. Përderisa ende ka qenë fillimi i intervistimit dhe nuk ka pasur diçka konkrete, andaj nuk e kemi parë të arsyeshme që të bëhet publike ftesa menjëherë”, ka thënë Çollaku.