Zyra e Prokurorisë së Shtetit të Uashingtonit po shqyrton nëse do të nisë procedurë kundër 18-vjeçares Taylor Smith pasi e shtyu miken e saj dy vjet më të re nga ura.
Në këtë rast Jordan Holgerson pësoi lëndime të rënda.
Videoja që është shpërndarë shumë nëpër rrjetet sociale tregon se si Taylor, e shtyu Holgersonin në ujë duke e hedhur nga 18 metra lartësi.
Holgerson tha se po shikonte mikun e saj derisa po kërcente, dhe vet nuk ishte përgatitur të kërcente në atë moment.
Ajo ra në bark në ujë dhe në atë rast theu disa brinjë dhe lënddoi ezofagun.
Një zyrtar i emergjencave që atë ditë nuk ishte në punë e ndihmoi atë të dal në breg, dhe njerëzit tjetër vrapuan që ta ndihmojnë, shkruan gazetametro.net.
“Unë jam e lumtur që jam gjallë”, tha ajo.
Smith dërgoi disa mesazhe kërkimfalje në të cilat ajo shkruante se i vinte keq për gjithçka që kishte ndodhur. Sidoqoftë, miqtë thanë se Smith nuk ka treguar fare keqardhje.
“U soll sikur nuk ndodhi asgjë. Ajo nuk shkoi për ta parë nëse është mirë, natyrisht që nuk i interesoi fare”, tha një mik. /gazetametro.net