Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare FB ka njoftuar se sot ka nënshkruar vendimet për dërgimin e ambasadorëve të rinjë.
Në mesin e 7 emrave është edhe ai i Shpresa Jusufit, e cila do të jetë ambasadore në Prishtinë.
Ky është postimi i tij:
Sot nënshkrova vendimet për dërgimin e ambasadorëve të rinjë:
Dane Taleski në NATO, Teuta Demjaha Agai në KB në Zhenevë, Shpresa Jusufi në Prishtinë, Danco Markovski në Tiranë, Shaban Jashari në Katar, Marija Efremova në Vatikan, Faton Bejta në Kopenhagë.
Suksese.