Kishte vjedhur para nga një lokal në Tetovë dhe kishte sulmuar gruan e pronarit, arrestohet 25-vjeçari nga Tetova

Më 19.07.2024 në orën 21:05 në rajonin e Gjorçe Petrovit në Shkup, policët nga Stacioni Policor Gjorçe Petrov e arrestuan M.N. (25) nga Tetova. Ai ishte kërkuar me shpallje lokale nga SPB Tetovë për shkak të dyshimit të bazuar se më 18.07.2024 në tre raste, me kërcënim ndaj pronarit të një objekti tregtar në Tetovë dhe sulm fizik ndaj gruas së tij, kishte marrë para nga xhiroja ditore.

Personi është dorëzuar në SPB Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.