Kishte vjedhur para në xhaminë e fshatit Çegran, arrestohet 50-vjeçari nga Bosnja dhe Hercegovina

Dje rreth orës 09:45, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 50-vjeçarin A.P. nga Bosnja dhe Hercegovina.
Ai dyshohet se ka kryer “vjedhje të rëndë” në xhaminë e fshatit Çegran të Gostivarit nga ku ka marrë para. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim.Pa Censurë