Kishte vjedhur në një shtëpi, arrestohet hajdutja 23-vjeçare nga Tetova

Dje (19-mars) rreth orës 13:20, efektivët e policisë të SPB-Tetovës kanë ndaluar 23-vjeçaren B.J. nga Tetova. Ajo me urdhër arrest qëndrorë dhe me urdhër gjykate ishte shpallur në kërkim për vuajtje të dënimit me burg prej një viti e gjashtë muaj, për veprën e kryer penale “vjedhje”, e dënueshme sipas nenit 235 të Kodit Penal. Më parë, B.J. ishte raportuar nga 30-vjeçari A.S. nga Tetova, se në shtëpinë e tij në këtë rrugë ajo kishte kryer vjedhje dhe kishte konfiskuar disa sende që më vonë iu gjetën dhe iu kthyen pronarit, ndërsa B.J. është dërguar dhe dorëzuar në Institucionin Ndëshkues Korrektues Penal Burgu-Idrizovë në Shkup për vuajtjen e dënimit.Pa Censurë