Kishte mbjellë 107 degë me kanabis sativa në Jazhincë të Tetovës, i caktohet paraburgim 22-vjeçarit

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës ka lëshuar një Urdhër për zhvillimin e një procedure hetimore kundër një të dyshuari 22-vjeçar për veprën penale – Prodhim dhe tregtim i paautorizuar i lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, sipas nenit 215, paragrafi 1 të Kodit Penal. Hetimi është nisur pasi më 9 shtator, policia gjeti 107 degë me gjethe dhe majat e bimës kanabis sativa në gjendje pjesërisht të freskët në fshatin Jazhincë tek i dyshuari.
Prokuroria ka kërkuar paraburgim, dhe gjykata e Tetovës ka miratuar kërkesën, duke caktuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarin.