MPB ka njoftuar se me datë 01.09.2024 në ora 17:30 në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, punonjësit policorë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin K.K (43) nga Tetova. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale ,,vjedhje” në një banesë në Tetovë, gjatë së cilës ka marrë para dhe disa sende. K.K. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.