Me datë 24.12.2024 në ora 21:35 në rrugën ,,Beliçica” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personinM.S.(29) nga Gostivari. Sipas vendimit të gjykatës, në banesën e tij është kryer bastisje, gjatë të cilës janë gjetur mjete që burojnë nga tre vjedhje të rënda të raportuara më parë. Gjësendet e gjetura do t’u kthehen pronarëve dhe pas dokumentimit të çështjes kundër M.S. do të vijojë një parashtresë përkatëse.