Më 01.09.2024, në orën 15:00, në rrugën “Todor Cipovski Merdzhan” në Tetovë, zyrtarët policorë nga Seksioni i Policisë Kriminale në SPB Tetovë e kanë arrestuar B.J. (35) nga fshati Pallçisht i Epërm, Tetovë. Ai ishte në kërkim me urdhër-arrest nga Institucioni i Ndëshkimit – Përmirësimit Burgu Idrizovë për shkak të arratisjes nga burgu. Ai kishte për të vuajtur edhe një vit e katër muaj nga dënimi për një vepër penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, B.J. do të dërgohet në Institucionin e Ndëshkimit – Përmirësimit Burgu Idrizovë.