Kishte ikur nga burgu i Idrizovës, arrestohet 26-vjeçari nga Shkupi

Sot (27.06.2024) në Shkup, oficerët e policisë nga Stacioni Policor Qendër arrestuan A.S. (26) nga Shkupi, i cili kërkohej me urdhër arresti nga Gjykata Themelore Penale për shkak të arratisjes nga burgu i Idrizovës.

A.S. ishte dënuar me pesë vjet e tetë muaj burg sipas nenit 236 të Kodit Penal. Ai do të dorëzohet në institucionin përkatës korrektues.