Sot (15.10.2024) në ora 18:30, zyrtarë policorë nga Ekipi Operativ i Kërkimeve pranë SPB Shkup dhe zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Draçevë, në rrugën “Ivan Haxhinikolov” në Shkup, e arrestuan D.J. (43) nga Shkupi, i kërkuar me urdhër-arrest për arratisje nga burgu, i dënuar me 13 vite e një muaj burg për kryerjen e veprave penale sipas nenit 237, nenit 215 dhe nenit 236 të Kodit Penal të RMV-së. Personi do të dorëzohet në institucionin përkatës korrektues.