MPB ka njoftuar se më datë 28.05.2024 në orën 02:20 në Kërçovë, zyrtarë policor nga Stacioni i Policisë në Kërçovë kanë arrestuar A.A. (23) nga Kërçova. Ai ishte i kërkuar me një urdhër arresti bazuar në urdhër të Gjykatës Themelore në Kërçovë për shkak të arratisjes nga institucionit “Burgu i Idrizovës”, ku ishte duke vuajtur një dënim burgu prej dy vitesh dhe nëntë muajve për veprat penale “grabitje me dhunë” dhe “vjedhje”. Personi është dërguar në “Burgun e Idrizovës” për vuajtjen e dënimit.