Kishte humbur në parkun e Sarajit, gjendet shëndosh e mirë 5-vjeçari

Sot (01.05.2024) rreth orës 18:15 në Saraj është gjetur një fëmijë 5 vjeç, për të cilin rreth orës 16:20 në SP Saraj nga M.H. u raportua se kishte humbur në parkun e Sarajit.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, zyrtarët policorë të SPB Shkupi kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e fëmijës dhe rreth orës 18:15 është gjetur fëmija.