Kishin kryer vjedhje të bagëtive dhe makinerive të punës, arrestohen dy persona nga Sellca e Keqe e Tetovës

Më datë 11.11.2024 në ora 12.40 në fshatin Palçisht i Poshtëm, komuna e Bogovinës, punonjësit policorë të NjP Kamnjan kanë privuar nga liria personin I.S. (43) nga fshati Sellcë e Keçe komuna e Bogovinës dhe në orën 17.30 në bulevardin ,,Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, pjestarë të policisë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin S.Sh (42), po ashtu nga fshati Selcë Keçe. Ata dyshohet se kanë kryer disa vjedhje të rënda në zonën e Gostivarit dhe komunës së Vrapçishtit, ku kanë marrë bagëti dhe lloje të ndryshme të makinerive tjera për punë. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit, ku u janë gjetur sende nga veprat penale, të cilat do t’u kthehen pronarëve të tyre. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.