Kishin dalë për të drekuar: Burri ngec në banjo, gruaja paguan faturën dhe e lë aty

Nuk janë të pakta rastet kur gratë ankohen se burrat e tyre shpenzojnë shumë kohë në banjo me telefona në duar. Ka nga ato që thonë se burrat e tyre qëndrojnë deri në 4 orë në banjot e shtëpive!
Po të qëndrosh me orë në banjot e lokalit? Kjo nuk ishte dëgjuar deri sot. Një grua ka rrëfyer hallin e vet në rrjetin social Reddit. Veç shqetësimit që burri qëndron me orë në banjon e shtëpisë, jo një herë por 4-5 herë në ditë, është ndeshur dhe me inc*identin e pazakontë.

Një ditë ata kishin shkuar në një restorant për të drekuar. Burri i kishte thënë se do të shkonte pak në tualet. “Para se të shkonte, i kujtova butësisht se ishim në një restorant, prandaj ai nuk duhet të qëndronte shumë brenda në tualet”.

Ai buzëqeshi dhe i premtoi asaj se do të kthehej për një minute. Sigurisht që burri nuk mund të hiqte dorë nga zakoni, dhe gruaja me butësi shkoi në tualetin e restorantit për ta kontrolluar nëse ishte mirë. Pasi burri tha se ishte mirë, ajo i kërkoi të dilte. Ai u përgjigj se do dilte brenda sekondave, por që ato sekonda u bënë minuta e minuta pritjeje.

E nxehur vendosi të porosiste pjatën. Thirrja e fundit në telefonin e burrit të saj ende në banjon e lokalit e kishte bërë pasi mbaroi drekën por sërish ai e kishte mbyllur telefonin.
Atëherë ajo kishte paguar faturën dhe ishte larguar nga restoranti, duke e lënë burrin e saj të dashur ende në banjon e lokalit. Pasi ishin takuar burri kishte menduar se do të vonohej ushqimi prandaj kishte shkuar në banjo, dhe veprimin e gruas e kishte quajtuar eg*oizëm.