Kishin ardhur në Kosovë për rast vde*kje, pas kthimit në Austri dy fëmijë preken nga COVID-19

Për shkak të një rast vde*kje një familje shqiptare kishte udhëtuar nga Austria për në Kosovë. Pas kthimit të saj dy fëmijët u testuan pozitivë me Covid -19. Udhëtimi i një familjeje nga Austria për në Kosovë ka shkaktuar reagime në një komunë austriake. Pas kthimit të saj dy fëmijë u testuan pozitivë me koronavirus. “Nuk ishim të informuar për këtë rast” ankohet një lexues i “Krone” fëmija i të cilit ka qenë në kontakt me ta. Kryetari i komunës Liezen i ka qetësuar banorët shkruan krone.at.

Një pasiguri e madhe po ekziston në një komune në Austri. Testi pozitiv me koronavirus i dy fëmijëve që për shkak të një rasti të vd*ekjes kishin udhëtuar për në Kosovë ka ngritur shqetësime të mëdha të banorët. Sipas ankesave të tyre djali i kësaj familje pavarësisht sëmundjes kishte shkuar në shkollë dhe në ushtrime të futbollit. Kryetari i komunës së rrethit të Liezenit e ka konfirmuar rastin e dy fëmijëve të prekur me koronavirus. Megjithatë familja në fjalë nuk i ka thyer asnjëherë rregullat e karantinës përkundrazi ata iu përmbajtën secilit rregull.

“Sapo djali i tyre tregoi simptoma ata e thirrën ekipin e emergjencës(1450). Pastaj më të marr konfirmimin për këtë rast ata u vendosën në karantinë. Janë ndërmarr të gjitha masat shkolla dhe klubi i futbollit është i informuar. E kuptoj plotësisht shqetësimin e prindërve por nuk ka asnjë provë që dikush të jetë infektuar nga sëmundja e këtyre dy fëmijëve”.