Kirurgu plastik “u nxjerr bojën” politikanëve shqiptarë: Vijnë bëjnë botoks dhe kërkojnë të mos u dalë emri

Tashmë jo vetëm gratë iu nënshtrohen ndërhyrjeve estetike, por kjo është kthyer në trend edhe për meshkujt.Kirurgu plastik Panajot Papa ka folur sot për ndëhyrjet estetike të burave, duke u shprehur se në Shqipëri këto bëhen në fshehtësi për shkak të paragjykimeve.
Më tej ai tregon se disa politikanë të njohur kanë kryer botoks tek ai dhe jo vetëm, pasi në të shumtën e rasteve shkonin të shoqëruar.

“Politikanët në Shqipëri bëjnë botoks dhe kërkojnë të mos u dalë emri. Në fakt sjellin dhe të dashurat e tyre dhe dëshirojnë të mos u dalë si informacion. Më ka ndodh të më vijë një politikan kur isha në Angli, nuk ishte me bashkëshorten, por me një vajzë tjetër. M’u lut që të ruaja privatësinë”, u shpreh kirurgu Papa në Top Channel..