“Kirili dhe Metodi” në vendin e 1990 ndër 2000 Universitetet Shtetërore më të mira në botë!

Në renditjen më të re të qendrës së universiteteve botërore, universiteti shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” është renditur në vendin e 1990 në listën me 2 mijë universitete më të mira në botë për vitin 2024.

Në renditjen më të re “Kirili dhe Metodi” shënon ulje, pasi në vitin 2022 ky universitet shtetëror ishte në vendin e 1 964, ndërsa në vitin 2021 në vendin 1918. Universitetet të ranguara në top pesësh janë Harvardi, Stenfordi, Kembrixhi e Oksfordi. Nga Serbia janë ranguar katër universitete.

Nga Bullgaria në mesin e universiteteve më të mira në botë janë renditur 2, nga Greqia 12. Nga Kroacia në këtë renditje janë 4 institucione të arsimit të lartë. Ndërkohë në listën e universiteteve më të mira në botë këtë vit nuk u gjet asnjë universitet nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina.