“Kırık Hayatlar” së shpejti fillon transmetimin, në rolet kryesore aktorja shqiptare Arbnora Ademaj

Ka kohë që është paralajmëruar seriali më i ri në Turqi “Jeta e Thyer” i cili së shpejti do të fillojë transmetimin në Kanal D.
Teksa shumë aktorë të njohur janë bërë pjesë e serialit, një ndër rolet kryesorë do të mbajë edhe aktorja shqiptare Arbnora Ademaj, shkruan Pa Censurë.

Seirali është prodhuar nga kompania e filmit “Nöbetçi Yapım”, drejtuar nga Bekir Dadaş dhe Uğuz Arslan ndërsa skenari është shkruar nga Yaşar Aksu dhe Nilüfer Yenidogan.