Deputeti i Lidhjes Soacial Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Aleksandar Kiracovski ka dërguar akuza ndaj partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE për siç tha ai, sepse po bllokon miratimin e ligjit për luftimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit me të cilin parashihet edhe zgjedhja e përbërjes së Komisionit për Parandalim të Korrupsionit (Abtikorrupsionit), transmeton Portalb.mk.
“Opozitarja VMRO-DPMNE vetë e bllokuar në krime dhe skandale, është duke e bllokuar zgjedhjen e përbërjes së re të Antikorrupsionit. VMRO-ja e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, me propozime të palogjikshme është duke i bllokuar edhe pranimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe të ekspertëve. Dallimi është se ato janë për korrupsion, kurse ne jemi kundër. VMRO-ja është për deklarim të rremë të korrupsionit, kurse ne jemi për deklarim thelbësor. Ne i morëm parasysh rekomandimet e KE-së, prandaj ligji do të shkojë me flamur evropian”, tha Kiracovski.
Ai sqaroi se zgjedhjet parlamentare do të realizohen me komision për Antikorrupsion të formuar, megjithëse sqaroi se nuk ka afat se deri kur më së voni duhet të miratohet ligji që të zgjidhen anëtarët e rinj.