‘Kini kujdes nga coronavirusi’: I mbijetuari i fundit nga Gripi Spanjoll zbulon se sa e keqe ishte pandemia e fundit

Një burrë 105-vjeçar ka kujtuar se si mbijetoi nga Gripi Spanjoll – që thuhet të jetë ‘ngjarja më vdekjeprurëse në historinë njerëzore’.
José Ameal Peña ishte katër vjeç kur gripi përfshiu botën në vitin 1918, duke vrarë të paktën 50 milionë njerëz, ekuivalent me 200 milionë sot.
Ajo mori jetën e 500 njerëzve në qytetin e tij të vogël Luarca me një popullsi prej 2,000 banorësh.

Ai tha se tani po vëzhgonte përhapjen e Covid-19 me trembje, duke thënë për gazetën spanjolle El Mundo: “Kini kujdes!”.
“Nuk dua të shoh të njëjtën gjë të përsëritur. Ajo mori kaq shumë jetë”.
Ai besohet të jetë i vetmi i mbijetuar i gjallë i pandemisë së gripit në Spanjë.
Në vjeshtën e vitit 1918 ai u bë i vetmi nga shtatë vëllezërit dhe motrat që u prekën nga sëmundja.

Ai tha: “Unë ende nuk mund të kuptoj se si jam këtu. Kur u zgjova mezi mund të ecja. Më duhej të zvarritesha në duar dhe gjunjë”.
Një mjek i përshkroi atij avuj të eukaliptit të zier dhe alga deti për të provuar të ndihmonte me ethet e tij që nuk donin të ndaleshin.
Fatmirësisht ai ia doli, por tani është përballur me një sëmundje tjetër vdekjeprurëse që ka përfshirë globin.

Vajza e tij Anunciata i tha El Mundo: “Ai e di saktësisht se çfarë po ndodh me coronavirusin”.
“Meqenëse ai ka jetuar në të gjitha këto gjëra, ai është duke kaluar një kohë të vështirë. Ai ka frikë se diçka e ngjashme do të ndodhë përsëri, edhe pse ne po jetojmë në periudha shumë të ndryshme”.
Ndërkohë, një tjetër i mbijetuar i Gripit Spanjoll, 107-vjeçari Joe Newman, jeton në Sarasota në SHBA-së.

Ai ka folur gjithashtu për përvojat e tij, duke i thënë NBC-së se njerëzit duhej të kujdeseshin për njëri-tjetrin: “Duhet të jesh paterica ime. Unë duhet të jem i juaji”.