Kinezja e konvertuar në Islam, i drejtohet me letër prekëse sulmuesit që ekzekutoi 50 myslimanë

Në rrjetet sociale është duke çarkulluar një letër e hapur të cilën e ka shkruar kinezja Jinghan Naan e konvertuar në Islam.

Letra përmban mesazhe drejtuar terroristit Brenton Tarrant i cili la të vdekur 50 njerëz dhe plagosi 50 të tjerë në Zelandën e Re, transmeton Indeksonline.

E vlerësoj se keni bërë përpjekje për të gjetur kohën e lutjes tonë në mesditë.

E vlerësoj se keni mësuar më shumë për fenë tonë që të dini se të premtet, janë ditët kur burrat shkojnë në xhami për lutjet e tyre.

Por unë mendoj se ka disa gjëra që ju, për fat të keq, nuk keni mundur t’i mësoni.

Ndoshta ju nuk e dini se ajo që keni bërë i bëri ata dëshmorë.

Ju me një dorë duke i vrarë vëllezërit dhe motrat tona, i  keni ngritur statuset e tyra para Krijuesit. Me veprimet tuaja keni bërë që ata të ringjallen si myslimanë më të mirë dhe më të devotshëm.

Ndoshta nuk e dinit se duke bërë atë veprim, në kohën dhe vendin që zgjodhët, do të thotë se ata vdiqën duke përkujtuar Allahun, vdekje të cilën e ëndërron çdo mysliman.

Ndoshta ju nuk e dini, por ajo që keni bërë pothuajse ju garanton atyre parajsën.

E vlerësoj se si ju i treguat botës se si mirëpresin myslimanët edhe ata që ua drejtojnë armën.

E vlerësojmë që treguat se xhamitë tona nuk kanë roje e porta, dhe gjithkush është i mirëpritur që të jetë me ne.

E vlerësojmë që i lejuat botës të shohë imazhin e fuqishëm të një njeriu të plagosur, të shtrirë në një barelë me gishtin e tij tregues të ngritur lartë, si një deklaratë e besimit të tij ndaj Allahut.

E vlerësojmë se si Kishat dhe komunitetet tjera kanë qëndruar së bashku me ne si myslimane.

E vlerësojmë se keni bërë shumë të rinj nga Zelanda e Re të dalin nga shtëpitë e tyre për të vizituar xhamitë, duke dërguar lule si mesazh i paqës dhe dashurisë.

Ju keni thyer shumë zemra dhe e këni bërë botën të qajë. Keni lënë një zbrazëti të madhe. Por tajo që keni bërë është se na keni afruar edhe më shumë tek njëri tjetri, duke e forcuar besimin dhe vendosmërinë tonë.

Në javët e ardhshme më shumë njerëz do të dalin në xhami, një vend që ju e urryet aq shumë, për tu lutur për vëllezërit dhe motrat tona që humbën jetën.

Në javët e ardhshme, jo-myslimanët do të dalin në portat e xhamive me lule të freskëta dhe shënime të bukura me dorë. Ata ndoshta nuk e kanë ditur se ku ndodhen xhamitë, por tani e dinë. Të gjitha për shkak të veprës tënde.

Ju mund të keni arritur qëllimin tuaj për të vrarë këta njerëz, por mendoj që ju nuk keni nxitur urrejtje, frikë dhe dëshpërim te ne.

Për këtë nuk mund të them se më vjen keq.