Kina zbarkoi me sukses në Mars

Kina ka zbarkuar me sukses një anije kozmike në Mars, raportuan mediat shtetërore.
Roboti me gjashtë rrota “Zhurong”, ka zbarkuar në Utopia Plantia, një terren i gjërë në hemisferën veriore të “planetit të kuq”.

Kina u bë vendi i dytë i cili ka realizuar një operacion të tillë pas ShBA-së dhe presidenti Xi Jinping e ka përshkruar momentin historik si arritje të jashtëzakonshme.
“Ju ishit shumë të guximshëm, ndoqët përsosmërinë dhe e vendosët vendin tonë në radhë me vendet më të zhvilluara për studimin e hapësirës”, tha ai.

“Zhurong” që nënkupton Zot i zjarrit, ka zbarkuar mbrëmë pas mesnata sipas orës së Maqedonisë së Veriut dhe më pas i është nevojitur 17 minuta që t’i hap panelet e tij solar dhe të dërgojë porosi në Tokë.
Qëllimi i “Zhurong” do të jetë të hulumtojë gjeologjinë e Marsit dhe shkencëtarët shpresojnë se do të jetë në shërbim të paktën 90 ditë të Marsit (një ditë në Mars zgjat 24 orë dhe 39 minuta).