Kina shpik diellin artificial (Video)

Shkencëtarët kinezë, në kërkim të një burimi të pastër energjie, kanë krijuar një diell artificial që është aq i nxehtë sa e bën diellin origjinal të duket i vakët. Ata njoftuan këtë të martë se simulator diellor, me bazë në tokë, arriti 100 milionë gradë celsius. Për krahasim, dielli origjinal është rreth 15 milionë gradë celsius. Instituti “Plazma Physics”, nga Akademia Kineze të Shkencave, e ka krijuar këtë për të kuptuar se si shpërndahet energjia e stërmadhe nga ylli që ndodhet në qendër të sistemit tonë. Projekti përbëhet nga një tub në formë unaze, i futur brenda një kutie të rrumbullakët. Për të prodhuar energjinë, shkencëtarët përdorin fuzionin bërthamor, që kushton jo pak por 15 mijë dollarë dita.