Kina po vendos rrjetin 5.5G si një fazë kalimtare drejt 6G

Kina po e përshpejton ndërtimin e rrjetit kombëtar 5.5G, duke rritur kështu shkallën e transmetimit të informacionit deri në 10 herë.

5.5G, i njohur gjithashtu si 5G-A, është një teknologji e avancuar që përfaqëson një fazë kalimtare në komunikimet mobile mes 5G dhe 6G.

Bëhet fjalë për një transmetim deri në 10 herë më të shpejtë se rrjetet 5G dhe mund të mbështesë më shumë operatorë, duke lejuar shumë klientë të aksesojnë rrjetin në të njëjtën kohë.

Në vitet e fundit, nevoja për përdorimin e tij është zgjeruar nga sektorët tradicionalë të prodhimit, si minierat dhe çeliku, në industri të reja si automjetet inteligjente të lidhura dhe inteligjenca artificiale gjenerative.

Kompania kineze e telekomunikacionit „China Unicom“ së fundmi ka testuar kodimin e saj me kompresim të cekët të bazuar në 5G-A dhe një sistem prodhimi në kohë reale me shpejtësi “shkëlqyese” të transmetimit të të dhënave.

Ekspertët thonë se “plani komercial” për këtë teknologji sapo është publikuar.